DE | ALB | 

Platformë biznes Inteligjente

Ndërtoni një strukturë të përgjithshme, logjike dhe solide të informacioneve dhe siguroni për të gjithë një pasqyrë informative, të besueshme dhe të kompletuar.


SAP BusinessObjects Enterprise

SAP Business Objects Enterprise ofron funksionalitet të rëndësishme të Biznes inteligjencës, që bën të mundur qasje të lehtë të të dhënave relevante të ndërmarrjes, kështu që vendimet të jene të sakta dhe domethënëse. Kjo teknologji ju ofron një gamë të gjerë mjetesh që janë të mbledhura në një platformë të vetmen. Departamentit të teknologjisë informative ju mundësohet përdorimi i të gjitha funksionaliteteve të Biznes Inteligjencës për çdo aplikim dhe çdo proces, pavarësisht nga mjedisi.


SAP BusinessObjects Edge

Një  zgjedhje biznes inteligjente që është e fuqishme për kompanit e mesme

Me ndihmën e këtij softueri të fuqishëm, që përfshin segmentin e mesëm, mund të analizoni biznesin tuaj dhe të keni informacione për një menaxhimi sukses-prurës. Me këtë platformë është e mundur optimizmi i të gjitha proceseve të kompanisë suaj, mundësia për integrimin në një treg të ri si dhe sigurimi i avantazheve konkurruese.

  • Ad-hoc-Query dhe –Analiza fleksibile,
  • Dashboards dhe visuelizime,
  • Integrim- dhe cilësi- informacionesh të shqyrtuara dhe sigurta,
  • Data Mart – zgjedhje të para-konfiguruar


Crystal Reports Server

Planifikim, ofrim dhe përdorim të sigurt dhe të përbashkët të raporteve interaktive nëpërmjet internetit

Crystal Reports Serveri është një zgjidhje tërësore për menaxhimin e raporteve, e cila përdoruesve profesional të departamentit për teknologji informative (IT) ju mundëson shpërndarjen, planifikimin dhe sigurimin e raporteve nëpërmjet internetit dhe E-Mailit. Ky softuer po ashtu mbështet menaxherët që raportet, te cilat kane një domethënie të gjerë, ti kenë gjithnjë afër, kështu që marrja e vendimeve të jetë më e lehtë dhe plotësisht e sigurt.

Crystal Reports Server ofron këto funksione:

  • Mundëson të gjithë konsumatorëve të biznesit qasje të sigurt në raporte nëpërmjet internetit
  • Vendime më të volitshme dhe sigurta me ndihmën e raporteve - interaktive
  • Aktualizimi i të dhënave mund të behet në Microsoft Word, Excel dhe PowerPoint.
  • Minimizon kostot e IT, me shpërndarjen automatike të raporteve që ofron ky softuer
  • Mundësin për përdorim të përbashkët të raporteve nëpërmjet: E-Mailit, Portal apo Microsoft Office - dokumente
  • Mbështetni të gjitha veçorit e reja të Crystal Reports


SAP BusinessObjects Live Office

Dërgo informacione top – aktuale të ndërmarrjes direkt në Microsoft Office

SAP Business Objects Live Office mund të integrohet në Microsoft Office kështu që të dhënat top-aktuale të ndërmarrjes suaj mund ti dërgoni direkt në Microsoft PowerPoint, Excel dhe Word.


SAP BusinessObjects Mobile

Informacione gjithnjë kur dhe ku keni nevojë

 


SAP BusinessObjects Text Analysis & Intelligent Search

Për një kërkim efektiv të informacioneve të fshehura

Shfletoj të gjitha burimet informative:

Vetëm me një shikim mund ti shihni: punëtorët, kompanitë, konceptet, vendet dhe të gjitha informacionet tjera të rëndësishme, të cilat ekstraktohen nga mija faqe tekstuale.

  • Në duar do të keni dokumente me përmbledhje inteligjente, të cilat si rezultat përmbajnë informacionet më domethënëse të një teksti të plote.
  • Ju do të informoheni automatikisht për informacione të reja të rëndësishme dhe për çdo ndryshim të faqeve