DE | ALB | 

Dashboards & Visualization

Shfrytëzoni mënyrat më modern dhe me një zhvillim të lart për performancë dhe procese. Analizimi më Dashboard si “Çfarë - kishte me qenë – nëse” ju ofron një vështrim gjithëpërfshirës dhe mundëson furnizimin me informacione relevante për vendim. Pasqyrim i menjëhershëm i aktiviteteve kryesore të ndërmarrjes me: raporte, analizime me përdorimin e takometrit, diagrame të ndryshme, dhe shumë e shumë funksione tjera – të konsoliduar në një Dashboard.


SAP BusinessObjects Dashboard Builder

Struktura vizuale për suksesin, përmes një përfaqësimi unik

SAP BusinessObjects Dashboard Builder bën të mundur transparencën që përfshin të gjithë kompaninë dhe kështu lehtëson marrjen e vendimeve.

SAP BusinessObjects Dashboard Builder mundëson:

  • Rritja e performancës së biznesit nëpërmjet përfaqësimit unifikues - E gjithë përmbajtja e Biznes Inteligjencës shfaqet në një pikëpamje të konsoliduar. Kështu që punëtorëve ju lehtësohet vendim-marrja dhe kjo rrit performancën e kompanisë suaj.
  • Analiza e faktorëve relevant të biznesit - SAP BusinessObjects Dashboard Builder përmban një katalog me shabllone për analizime me të cilat mund ta interpretoni dhe kontrolloni më mirë performancën e kompanisë suaj .
  • Zgjerimi i përdorimit të performancës, me Dashboard - Me funksioni Drag-and-Drop që ofron SAP BusinessObjects Dashboard Builder bën të mundur ndërtimin dhe furnizimin e shpejt të Dashboard-ve, për të gjithë kompaninë.


SAP BusinessObjects XCelsius

Kompletoni platforme e Biznes Inteligjencës me analiza grafike dhe të besueshme

SAP Business Objects Xcelsius Enterprise është një instrument për vizuelizimin e të dhënave, veçanërisht për krijimin e analizave - dhe dashboards – interaktive. Karakteristika e Xcelsius është mbi të gjitha përdorími i lehtë, mjaftojnë mouse-klikime dhe njohuri në Microsoft Office Excel. Rezultatet grafike, të cilat janë befasuese dhe kuptimplotë, mund ti përjetojnë edhe konsumatorët tjerë nëpërmjet: Microsoft Office, Adobe PDF, internetit, Crystal Reports ose me anë të portalit -biznes inteligjencë. 

Avantazhet e SAP Business Objects Xcelsius Enterprise:

  • Mundëson qasje në Dashboard të sigurt dhe të personalizuar
  • Në bazë të një platforme-BI të sigurt ofron Dashboard të dobishme për menaxhim.
  • Bën të mundur bashkimin e raporteve të ndërtuara me Crystal Reports dhe SAP BusinessObjects Web Intelligence në një Dashboard të vetëm.
  • Xcelsius mundëson për menaxher krijimin e analizave të fuqishme dhe të dobishme për të ardhmen: “Çfarë - kishte me qenë – nëse”.