DE | ALB | 

Përse Business Intelligence?

Korporatë menaxhimi me zgjedhje te drejta

Në këtë mjedis ju duhet një reagim i shpejt me informacione korrekte dhe mbi të gjitha veprime aktive kështu që të mundësohet kontrollim dhe drejtim i suksesshëm i biznesit tuaj. Kjo i përket menaxhimit te lartë si dhe udhëheqësit dhe punonjësit e departamenteve të ndryshme. Të dhënat janë gjerësisht të mbledhura në sisteme operative të kompanisë. Por si do ti përgatitni informacionet të cilat janë për biznesin kritike dhe ti vëni në dispozicion për vendim-marrësit dhe punonjësit tuaj?

Përdorimi i biznes inteligjencës për raporte dhe analiza ju mbështet që informacionet të cilat ju tek të gjithë vendim-marrësit dhe punonjësit ofroni të jenë korrekte, aktuale dhe po ashtu në kohë të duhur. Veç kësaj, raportimi dhe analiza e të dhënave përfaqësojnë bazën për të gjitha zonat më domethënëse të menaxhimit, siç janë modelimi, planifikimi, buxheti por edhe menaxhimi strategjik. Megjithatë konstatohet se projektet e BI-së shpesh dështojnë për shkak të mungesës së njohurive dhe të përvojës që kanë përdoruesit dhe menaxherët. Me një afrim gjithëpërfshirës Macher Solutions ju mbështet në masë të duhur në implementimin e projekteve në aspektet e çështjeve teknike dhe ato të uljes së kostos.