DE | ALB | 

Përse ne?

Koncepti i biznesit: Bazë për suksesshmërin e zgjidhjes tuaj

Projekte që i përkasin biznes inteligjencës shumë here dështojnë në mungesën e konceptimit solid të biznesit. Në fillim të çdo projekti Macher Solutions përcakton apo përkufizon kërkesat e biznesit tuaj. Këtu, proceset dhe informatat e nevojshme analizohen kështu që në bazë të tyre të nxjerrim kërke­sat për një zgjidhje të softuerit.

E pavarur nga prodhuesit, zgjedhje të përshtatshme të softuerit

Ne mbështesim aplikime standarde dhe të provuara nga prodhues të njohur dhe sigurojmë që zgjedh­jet t`i përshtaten strategjisë të teknologjisë informative që keni. Në këtë mënyrë keni një siguri të lartë të investimeve.

Zbatim profesional i projekteve tuaja

Macher Solutions kupton biznesin tuaj. Konsulentët tanë teknikë zbatojnë zgjidhjet simbas konceptit që është i zhvilluar. Së bashku me ju, ne krijojmë një plan gjithëpërfshirës për implementim. Ne kujdesemi për kërkesat sistematike në zgjedhjet tuaja dhe marrim përsipër hartimin e të dhënave dhe aplikimeve tuaj. Konsultuesit tanë krijojnë modele semantike të të dhënave si dhe strukturat logjike apo ato fizike. Më tutje është përcaktimi i ETL proceseve dhe zbatimi i integrimit për të gjitha aplikimet operative, pa marr parasysh për çfarë sistemi është fjala, ERP, CRM, SCM apo sisteme tjera. Sigurisht që stafi ynë profesional ju shoqëron edhe përtej periudhës, në mirëmbajtjen dhe në zhvillimin e mëtejshëm.