Partner prodhues
SAP BusinessObjects është një nga pionierët në tregun e Biznes inteligjencës. Kjo kompani, e cila tani më është ofruesi kryesor në këtë lami, ju ofron ndërmarrjeve mundësi të reja, në trajtimin inteligjent të informacioneve. SAP BusinessObjects ofron një gamë të gjerë të teknologjive inovative, moderne dhe të këndshme në përdorim. Kështu që të gjitha kompanitë, pa marr parasysh madhësinë e tyre, që përdorin SAP BusinessObjects janë në gjendje të bëjnë vendime strategjike të bazuara në informacione inteligjente, të sakta dhe me kohë. Përveç kësaj, Kjo kompani ka një rrjet të fort partnerësh.
Produkti kryesor i QlikTechs është QlikView, që thjeshtëzon analizimin dhe raportimin e të dhënave për të gjithë. QlikView orientohet në mënyrën se si njeriu mendon. Me vetëm pak klikime është e mundur të bëhet lidhja e të dhënave nga bazat apo burimet e ndryshme. Kjo teknologji e patentuar dhe që është e bazuar në memori, sjell rezultate të shpejta dhe mundëson një vendimmarrje më të mirë. QlikView mësohet në mënyrë intuitive, është lehtë të përshtatet dhe mund të zbatohet më shpejt se një javë. QlikView është themeluar në Suedi, ndërsa tani ka selinë në Radnor, PA (USA) dhe ka degë në shumë shtete të Evropës. Kjo kompani tani më ka më shumë se 10.700 klientë të shtrirë në 92 shtete dhe më shumë se 700 partneritete.
KXEN, Data Mining Automation Company, vepron për brezin e ardhshëm të Customer-Lifecycle-Analyse për kompanitë që nëpërmjet Data Mining duan ta rrisin aftësinë konkurruese. Ndryshe nga ofruesit tjerë klasik, Data-Mining-KXEN jep në dispozicion automatizim unik për një integrim të qëndrueshëm dhe të sakt të vendimeve në procese kryesore të biznesit. Teknologjia e KXEN-it sjell përmirësime të mëdha në fitimin e klientëve, në Cross- dhe Up-Selling si dhe në mbajtjen e besnikërisë te klientët. Kjo kompani vepron në 500 vende, shpërndarë në të gjithë rruzullin tokësorë. Është themeluar në vitin 1998 me qendër në San Francisko dhe Paris.